- Reklama -

Prizreni në zonën e portokalltë, cilat janë masat që priten të mirren?

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka thënë se situata epidemiologjike në vend është rënduar shumë dhe se Kosova ndanë të njëjtin fat me rajonin dhe Evropën.

Ai ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës do të miratohen masat e reja për luftimin e koronavirusit.

- Reklama -

Në këto masa të reja qytetet janë klasifikuar për nga numri i infektimeve me COVID-19.

E sipas klasifikimit qyteti i Prizrenit aktualisht ndodhet në zonën portokalli, e që i bie të futet në zonën me rrezikshmëri të mesme, nga 76 deri në 149 të infektuar në javë për 100 mijë banorë, shkruan TV Prizreni.

Masat që priten të merren nga Qeveria për zonën e portokalltë janë:

– operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga ora 5:00 deri në ora 18:00, duke respektuar manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19;

– shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 6:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi-dërgesë”;

– të reduktohet stafi punonjës në institucione publike dhe private;

– transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit Covid-19;

– taksitë lejohen të punojnë me 1 pasagjer prapa (tre nëse janë anëtarë të familjes), duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit Covid-19/tvprizreni.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort