LAJME

Prizreni në mesin e tri komunave që do të mbështetën për menaxhimin e mbeturinave

Prizreni në mesin e tri komunave që do të mbështetën për menaxhimin e mbeturinave
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Tetor 2024, 10:52

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 12.6 milionë eurosh me KfW, e cila ka si qëllim përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.

Ministri, Hekuran Murati, tha se kjo marrëveshje do të mundësojë ofrimin e infrastrukturës për menaxhimin e mbeturinave në këto tri komuna.

Sipas tij, ky projekt ka për qëllim të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve në përputhje me parimet e mbrojtjes së mjedisit si dhe të kontrollojë depozitimin e mbetjeve sipas strategjisë kombëtare për menaxhimin e mbetjeve.

“Ka për synim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë përmes garantimit të një mjedisi më të pastër që ndikon në përmirësimin e shëndetit publik. Marrëveshja në fjalë do të mundësojë ofrimin e infrastrukturës për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan që është pjesë e programit më të gjerë për menaxhimin e mbetjeve të forta faza dy deri në fazën katër që menaxhohent nga KfW me mbështetjen e BE”.

“Projekti ka për qëllim të kontribuojë në menaxhimit e qëndrueshëm të mbetjeve në përputhje me parimet e mbrojtëse së mjedisit si dhe të kontrollojë depozitimin e mbetjeve sipas strategjisë kombëtare për menaxhimin e mbetjeve. Projekti synon të kontribuoj në mbrojtjen e burimeve natyrore përmirësimin e shëndetit publik dhe reduktimin e gazrave serë. Sot do të nënshkruajmë marrëveshjen tjerë që kap vlerën e 12.6 milionë euro që është kontribut i BE”,  ka thënë ai.

Klaus Muller, shef i për Evropën Juglindore në KfW, tha se duke parë që menaxhimi i mbeturinave në Kosovë është një problem i madh është më rëndësi që në nivelin lokal dhe qendror të punohet më me përkushtim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika