Në pikën Kufitare në Vërmicë, një shtetas kosovar 56 vjeç, banues në Prizren, është proceduar penalisht pasi tentoi të fuste në Shqipëri 15 monedha floriri pa i deklaruar. Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, ka ndaluar për kontroll të detajuar automjetin tip “BMW” që drejtohej nga F.A.
Gjatë kontrollit, u zbulua se F. A. po përpiqej të kalonte monedhat e floririt në territorin shqiptar pa i raportuar autoriteteve, siç kërkohet nga ligji. Materialet për rastin janë referuar Prokurorisë së Kukësit për procedura të mëtejshme.
“PKK Morinë
Tentoi të fuste në Shqipëri, sende me vlerë (monedha floriri), pa i deklaruar, procedohet penalisht 56-vjeçari (shtetas kosovar).
Sekuestrohen monedhat.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin kosovar F. A.
Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur 15 monedha floriri, të cilat ai po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar F. A., 56 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në fund të komunikatës së Polcisë së Shqipërisë.