LAJME

Prizrenasi gjen një kuletë me para në oborrin e Spitalit të Prizrenit, kërkon personin që t’ia kthejë

Prizrenasi gjen një kuletë me para në oborrin e Spitalit të Prizrenit, kërkon personin që t’ia kthejë
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Mars 2023, 21:17

Një qytetar nga Prizreni, ka gjetur një kuletë me një shumë të konsiderueshme të parave në oborrin e Spitalit të Prizrenit.

Në kuletë nuk kishte asnjë dokument identifikues përveç një faturë e blerjes.

Ai thotë se kuletën e ka në vend të sigurt dhe bën thirrje personit që i ka humbur që të shkojë ta marrë.

Pesoni që e ka humbur kuletën mund të lajmërohet në inbox të Televizionit të Prizrenit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika