LAJME

Prizren: Shkoi për t’i thyer frangat, një i dyshuar e godet ia merr të hollat dhe ikën

Prizren: Shkoi për t’i thyer frangat, një i dyshuar e godet   ia merr të hollat dhe ikën
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Shtator 2021, 11:28

Një grabitje ka ndodhur dje në Prizren, njofton policia.

Sipas policisë, një person është goditur me grusht dhe iu kanë grabitur frangat, teksa viktima po i numëronte për t’i thyer ato.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa policia është në kërkim të personit të dyshuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE/ Prizren, 31.08.2021 – 20:25. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar, se i dyshuari NN mashkull rreth 40 vjeçar iu është ofruar për ti shkëmbyer franga zvicërane. Viktima duke i numëruar të hollat i dyshuari e godet me grusht dhe ia merr të hollat. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë në kërkim të dyshuarit, ndërsa viktimës iu është ofruar tretmani mjeksorë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika