LAJME

Prizren: Shkaku i fëmijëve, rrahen në mes vete anëtarët e familjes

Prizren: Shkaku i fëmijëve, rrahen në mes vete anëtarët e familjes
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Shtator 2022, 08:41

Anëtarët e familjes janë rrahur mes vete në Prizren.

Motivi kacafytje mes fëmijëve të tyre.

Një grua dhe një burrë kanë marrë lëndime trupore, për çka kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Ndërkohë është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë shoqëruar personat e përfshirë në përleshje në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokuroria ka nisur hetimet ndaj tre të dyshuarve për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika