LAJME

Prizren, raportohet një veturë e vjedhur në parkingun e kompanisë

Prizren, raportohet një veturë e vjedhur në parkingun e kompanisë
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Shtator 2025, 12:19

Një burrë ka raportuar në Policinë e Prizrenit se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tipit VW.

Sipas njoftimit të organeve të rendit, raportuesi e kishte pasur veturën të parkuar në parkingun e kompanisë së tij.

Rasti ka ndodhur në periudhën 27.09.2025 dhe 28.09.2025, rreth intervalit kohor 21:30 – 07:00.

Policia njofton se rasti po hetohet nga ekipet relevante dhe është inicuar si “vjedhje”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika