LAJME

Prizren: Policia nis hetim për kanosje pas publikimit të pamjeve nga koha e luftës dhe deklaratave në media

Prizren: Policia nis hetim për kanosje pas publikimit të pamjeve nga koha e luftës dhe deklaratave në media
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Korrik 2026, 06:37

Policia nis hetim për kanosje pas publikimit të pamjeve të kohës së luftës dhe deklaratave në media

Një person është paraqitur të premten në Stacionin Policor në Prizren, duke pretenduar se është ndier i kanosur pas publikimit të një interviste në media, ku ishte përmendur si i dyshuar për krime lufte.

Sipas Policisë së Kosovës, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje”.

Personi ndaj të cilit është bërë ankesa, E.SH., është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit mbrojtës. Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, ai është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Për informacione të tjera lidhur me rastin, Policia ka udhëzuar që t’i drejtohen Prokurorisë kompetente.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika