Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ndëshkuar një drejtues automjeti në Prizren, pasi i njëjti publikoi në rrjete sociale një video ku shihej duke vozitur me shpejtësi të lartë në zonë të kufizuar.
Sipas njoftimit policor, i riu kishte drejtuar automjetin me shpejtësi 178 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h, në rrugën Gjonaj-Krajk të Prizrenit. Pas verifikimeve në databazën policore nga zyrtarët e Stacionit Policor në Prizren, është bërë identifikimi i shoferit dhe pronarit të automjetit.





