Me datën 20 dhjetor 2020, policia në Prizren ka pranuar një informacion se rreth orës 23:30
minuta në një depo të materialit ndërtimor, 4 persona të maskuar dhe me armë të gjatë janë
duke kryer grabitje. Patrullat e policisë së bashku më Njësinë Speciale ju janë përgjigjur
menjëherë këtij rasti dhe të dyshimtit sapo kanë vërejtur lëvizjet e policisë kanë filluar ikjen nga vendi i ngjarjes.
Policia duke reaguar me efikasitet dhe shkathtësi profesionale ka filluar ndjekjen e personave të dyshimtë dhe të rrezikshëm pasi ishin të pajisur më armë të gjata.
Gjatë ndjekjes së tyre të cilët kishin ikur në këmbë nëpër fushë në afërsi të rrugës transite, policia ka arritur të ndaloj dy nga të dyshimtit të cilët ishin në posedim të dorëzave, maskave që mbulon fytyrat për tu mos ju ditur identiteti, pajser që e kanë përdorur për të hapur me force dyert e depos, bateri elektrike si dhe rreth 495 euro që dyshohet se janë grabitur.





