LAJME

Prizren, persona të panjohur gjuajnë me armë zjarri në drejtim të një shtëpie

Prizren, persona të panjohur gjuajnë me armë zjarri në drejtim të një shtëpie
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Nëntor 2023, 08:18

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të panjohur në Prizren kanë shtënë më armë dhe i kanë dëmtuar pronën, derën e oborrit, ankuesit.

Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar 5 gëzhoja.

Rasti është cilësuar si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar ankuesin i cili ka deklaruar se nga të shtëna me armë zjarri nga persona të panjohur, i është dëmtuar dera e oborrit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5-gëzhoja si prova materiale. Lidhur me  rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton Polica.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika