Gjykata e Prizrenit ka caktuar 30 ditë paraburgim për L.H., i cili dyshohet se u kap me kokainë në pikën kufitare në Vërmicë.
Masa e paraburgimit u kërkua nga prokurori i rastit, Petrit Kryeziu.
Sipas Prokurorisë, më 6 maj 2023, pasi i dyshuari e siguron narkotikun nga një vend i Shqipërisë, me veturën e marrë me qira (“Rent a Car”) e sjell në Kosovë.
Pas kontrollit, brenda në automjet Policia gjejnë dhe sekuestrojnë dy qese plastike me substancë narkotike të llojit kokainë. Njëra qese me peshë 102.31 gramë, kurse tjetra me 0.82 gram i është gjetur në trup të pandehurit.
Ndërkaq, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar edhe tri peshore dixhitale, tri pako me folie (dy folie të najlonit dhe një e aluminit).
Me këto veprime sipas Prokurorisë L.H., kishte për të kryer veprën penale – shitblerje e drogës.
Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, prokurori Petrit Kryeziu ka deklaruar se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.