- Reklama -

Prizren: La punën për tu kujdesur për katër fëmijët e saj pasi i vdiq burri, Shpresa nga Prizreni kërkon ndihmën e qytetarëve

Kjo është jeta, për dikë me shumë halle e me shumë probleme. Për dikë fati qëllon të jetë jo i mirë.

Shpresa Nuhijaj – Saramati, është kryefamiljare. Nënë e tri vajzave dhe e një djali, shkruan 04 Online. Në fund të muajit dhjetor të vitit që sapo e lam pas, ajo mbeti edhe pa bashkëshortin, i cili ka ndërruar jetë për shkak të disa sëmundjeve. Deri më 23 dhjetor të vitit 2022, Shpresa ishte në marrëdhënie pune, nga kjo ditë ajo edhe punën e ka braktisur për shkak të fëmijëve, pasi po në këtë ditë bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë.

- Reklama -

Pa shtëpi, pa kulm mbi kokë, ajo jeton me qera, ndërsa tani nuk e din se si do ta paguaj edhe qeranë, madje se din as ku do të përfundojë për shkakun se nuk do të jetë në gjendje ta paguaj qeranë e vendit ku është duke banuar aktualisht.

Shpresa, është nënë e tri vajzave, të parës 10 vjeçare, të dytës 8 vjeçare dhe të tretës 7 vjeçare, kurse djali i saj është vetëm 9 muaj.

“Ju kisha bër apel të gjithë njerëzve bamirës të më ndihmojnë për një strehim, se jeta për mua si nënë shumë e vështirë, tash edhe bashkëshorti më vdiq, më la fëmijët jetim. Kush e ndihmon jetimin, e gëzon Zoti i Madh”, ka thënë Shpresa, shkruan 04 Online.

Pra, Shpresa është duke kërkuar ndihmë për strehim për tri vajzat e djalin dhe vetën e saj. Është duke kërkuar nga njerëzit e vullnetit të mirë që ta mbështesin me ushqime, veshmbathje dhe për çështje tjera. Që nga 23 dhjetori i 2022, Shpresa ka 0 të ardhura. U detyrua ta lë punën për tu kujdesur për fëmijët e vegjël.
Kjo është jeta, ky është fati.

Prandaj, luten njerëzit e vullnetit të mirë, që ta mbështesin Shpresën, duke filluar nga strehimi, ushqimi, veshmbathjet, pagesat e energjisë elektrike, ujit, mbeturinave, dhe shërbimeve tjera.

Njerëzit e vullnetit të mirë mund ta ndihmojnë Shpresën duke u bazuar në të dhënat si më poshtë:

Shpresa Nuhijaj

Xhirollogaria:
2028000201756183
Emri i Bankes: TEB sh.a Kosovë

Nga jashtë Kosovës:
Shpresa Nuhijaj
Adresse: Prizren/ Kosovo
Name of Bank: TEB SHA Kosovo

Konto:
XK052028000201756183
BIC / Swift code: TEBKXKPRXXX
Tel: +383 45 574 432

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort