- Reklama -

Prizren Fest 2025 përmbyllet me emocione të forta atmosferë të jashtëzakonshme

Edhe një herë, qyteti i Prizrenit dëshmoi se është vatër e artit dhe kulturës. Edicioni i katërt i Prizren Fest u përmbyll me një mbrëmje të mbushur me emocione, reflektim dhe solidaritet, pavarësisht kushteve atmosferike që detyruan zhvendosjen e ceremonisë nga Teatri mbi Lum në sallën e Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu”.

Salla ishte e tejmbushur , një dëshmi e dashurisë së qytetarëve për artin e bukur dhe të vërtetën e fuqishme që ai përcjell.

- Reklama -

Mbrëmja filloi me shfaqjen “Oranges and Stones” nga Palesina, një shfaqje pa tekst nga teatri “Ashtar” në Ramallah – Palestinë. Përmes veprimit fizik dhe muzikës origjinale, shfaqja solli një rrëfim prekës për kolonializmin, pushtimin dhe dëbimin. Historia e një burri refugjat që përpiqet të zërë shtëpinë e një gruaje në tokën e saj, u bë një metaforë vizuale e tragjedisë shumëvjeçare palestineze.

Më tej Prizren Fest vazhdoi me “The Gaza Monologues” , zëri i të rinjve nga Gaza, një projekt i lindur nga dhimbja dhe shpresa e të rinjve palestinez, monologjet nga

Gaza, solli histori personale të mbijetesës, humbjes dhe forcës shpirtërore. Kjo shfaqje në Prizren Fest u bë në bashkëpunim me aktorë të njohur nga Kosova dhe Shqipëria, rrëfime që me fuqinë e tyre emocionale nga kthen në kohë, në ërjetime jot ë largëta të popullit tonë.

Prizren Fest 2025 dëshmoi edhe një herë se arti ka fuqinë për të ndriçuar edhe momentet më të errëta. Nga dramë pa fjalë deri te rrëfime të dhimbshme e të vërteta.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort