Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave (S.Sh dhe N.B) nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, S.Sh., dhe N.B., si persona zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushin detyrat zyrtare e pastaj i tejkalojnë autorizimet zyrtare me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojnë dëm tjetrit, në atë mënyrë që i akuzuari S.Sh., – në cilësi të menaxherit të K.R.M.“Eko-regjioni” në Prizren–Njësia në Dragash, më 27.08.2019, i bënë kërkesë të akuzuarit N.B., – në cilësinë e Kryeshefit ekzekutiv të K.R.M“Eko-regjioni” në Prizren, që jashtë procedurave të prokurimit të bëhet shtyrja e mbeturinave në deponinë sanitare “Trokan”në Dragash, të cilën kërkesë ky i fundit e miraton më datë 28.08.2021, me ç’rast kompanisë K.R.M. “Eko-regjioni” në Prizren, i shkakton dëm material prej 2.700 Euro.





