SPORT

“Pritna Berlin”, “Gjermani, Shqiponjat po vijnë”, postimet e yjeve të Kombëtares

“Pritna Berlin”, “Gjermani, Shqiponjat po vijnë”, postimet e yjeve të Kombëtares
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Tetor 2023, 13:30

Kombëtarja shqiptare e regjistroi mbrëmë një fitore të madhe ndaj Republikës Çeke, e cila i ka afruar Kuqezinjtë me kualifikim në Euro 2024.

Shqipëria fitoi 3:0 falë dy golave të Taulant Seferit dhe një të Jasir Asanit.

E pas lojës, disa prej futbollistëve të Kombëtares kanë bërë postime në rrjetet sociale, duke e shprehur gëzimin e tyre për këtë fitore të madhe, ndërsa nuk e kanë fshehur ëndrrën për të qenë pjesë e Evropianit 2024, i cili do të mbahet në Gjermani vitin tjetër.

“Pritna Berlin, “Gjermani, Shqiponjat po vijnë”, ishin disa nga postimet e futbollistëve kuqezi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika