LAJME

Pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë arrijnë deri në 40 minuta

Pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë arrijnë deri në 40 minuta
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Gusht 2024, 16:52

Aktualisht, pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare te Dheu i Bardhë po zgjasin deri në 40 minuta, ndërsa në Merdar deri në 20 minuta.

Në pikën kufitare të Jarinës, pritjet janë gjithashtu deri në 20 minuta.

Për pikëkalimet tjera kufitare, siç janë Bërnjaku, Glloboqica, Hani i Elezit, Kulla, Muçibaba, Mutivoda, Qafa e Morinës, Qafa e Prushit, Stançiqi dhe Vërmica, pritjet për të dalë nga Kosova janë shumë më të shkurtra, deri në pesë minuta, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Ndërsa për hyrje në Kosovë, pritjet variojnë nga 3 deri në 15 minuta, varësisht nga pika kufitare.

Nuk janë raportuar kolona të gjata në asnjë nga pikat kufitare të përmendura.

Të dhënat janë të orës 16:15./Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika