LAJME

Pritje të shkurtra në pikat kufitare, kolona vetëm në Vërmicë

Pritje të shkurtra në pikat kufitare, kolona vetëm në Vërmicë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Korrik 2026, 07:40

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar.

Sipas përditësimit të bërë më 27 korrik 2026, në shumicën e pikave kufitare pritjet për automjete janë nga dy deri në dhjetë minuta, ndërsa nuk raportohen kolona.

Pritja më e gjatë në hyrje është regjistruar në Jarinjë, ku qytetarët duhet të presin nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa në dalje pritjet janë nga pesë deri në dhjetë minuta.

Në Vërmicë, pritjet në hyrje janë nga pesë deri në dhjetë minuta, ndërsa është raportuar kolonë prej rreth 40 metrash. Në dalje, pritjet janë nga tre deri në pesë minuta.

Në Merdarë, Dheun e Bardhë, Han të Elezit dhe Muçibabë, pritjet për automjete janë kryesisht nga pesë deri në dhjetë minuta.

Ndërkaq, në Qafë të Morinës dhe Qafë të Prushit pritjet janë vetëm nga dy deri në tre minuta.

Për kamionët, pritjet në hyrje dhe dalje në të gjitha pikat kufitare janë kryesisht nga tre deri në pesë minuta, pa kolona të raportuara.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika