LAJME

Pritje të gjata në Merdarë për hyrje në Kosovë

Pritje të gjata në Merdarë për hyrje në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Dhjetor 2025, 08:15

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në pikat kufitare.

Sipas përditësimit të fundit nga terreni, kolona më të gjata po regjistrohen në pikën kufitare Merdarë, ku pritjet për hyrje në Kosovë janë mbi tri orë.

Ndërkohë, situata është përmirësuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku më herët pritjet arrinin deri në tri orë, ndërsa tani ato janë reduktuar në rreth 30 deri në 40 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe nuk raportohet për pritje të gjata.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika