LAJME

Pritje të gjata në Merdar, qytetarët kërkojnë masa nga shteti

Pritje të gjata në Merdar, qytetarët kërkojnë masa nga shteti
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Gusht 2021, 11:12

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për pritjet në pikat kufitare në Kosovë.

Pritjet më të gjata janë në pikëkalimin kufitar të Merdarit, ku pritjet janë deri në dy orë për të dalë nga Kosova.

Ekipi i emisionit Sot ka qëndruar sot në Merdar, e qytetarët janë shprehur të mllefosur me pritjet në kufi.

Qytetarët e intervistuar kanë thënë se kanë pritur deri në tri orë për të kaluar këtë pikë. Ata kanë bërë thirrje që shteti të intervenojë në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë deri në 40 minuta. Në Mutivodë pritjet qytetarët po presin deri në gjysmë ore ndërkaq në Vërmicë deri në 25 minuta.

Fluks më pak ka pasur për të hyrë në Kosovë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika