Të premten, ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, znj. Lendita Haxhitasim, ka bërë një vizitë institucionale në Bashkinë Peligno në Bugnara të Italis, ku ishte pritur shumë mirë nga shumë bashkëatdhetarë që jetojnë e punojnë në këtë pjesë.
Kjo ceremoni u mbajtë në në Piazza “Annibale De Gasparis”.Pjesë e këtij takimi me bashkëatdhetarë ishin shumë familje nga Prizreni.
Një pritje të jashtëzakonshme ambasadorës, ia bëri edhe familja e madhe Osmanaj, që jetojnë në këtë fshat dhe që janë me prejardhje nga Kobaja e Prizrenit. Familja Osmanaj e ka falënderuar ambasadorën znj. Lendita si dhe Komunën e Bugnarës për të gjithë këtë organizim të bërë për mërgimtarët.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.