Bashkatdhetarë të shumtë kanë filluar të vijnë për pushime në Kosovë.
Vendkalimet kufitare me të ngarkuara vazhdojnë të jenë ato me Serbinë, në pikën kufitare Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri 400 metra, pritja për të hyrë në Kosovë është dy orë, transmeton Telegrafi.
Kolona janë krijuar edhe në pikën tjetër kufitare Muçibabë, qytetarët po presin deri një orë për të hyrë në territorin e Kosovës.






