LAJME

Pritje deri në 2 orë për të dalë nga Kosova në Merdar

Pritje deri në 2 orë për të dalë nga Kosova në Merdar
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Janar 2025, 08:34

Deri në dy orë janë duk zgjatur pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të prërditësuara pas orës 7:00, kolona atje është e gjatë rreth 1000 metra.

Sipas këtyre të dhënave në pikën kufitare të Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin rreth 20 minuta, ndërkohë që kolona është e gjatë rreth 80 metra.

Në pikat e tjera nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje.

 

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika