Ministri i Financave, Hekuran Murati, takoi sot delegacionin e Bankës Evropiane për Investime (BEI) të kryesuar nga zëvendëspresidentja Liliana Pavlova, në premisat qendrore të BEI në Luksemburg.
Pavlova e vlerësoi vizitën e delegacionit kosovar dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi në përmbushjen e nevojave të qytetarëve të Kosovës.
Sipas saj, synimi i përbashkët i të dy palëve është që të rritet mbështetja financiare dhe teknike duke vepruar në linjë me Agjendën e Gjelbër dhe Digjitale të Bashkimit Evropian.





