LAJME

Pritet të rritet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Portugalisë

Pritet të rritet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Portugalisë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Tetor 2022, 16:26

Interesi i të dy shteteve për intensifikim të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, u theksua në takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ambasadorin jorezident të Portugalisë për Kosovë, Jorge Ayres Roza de Oliveira.

Kurti shprehu mirënjohjen e thellë ndaj shtetit dhe institucioneve portugeze, për njohjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Kosovës me dekada.

Ambasadori theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Portugalisë edhe në skenën ndërkombëtare, si një nga vendet e para që ka mbështetur zyrtarisht Kosovën në përpjekjet e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e hershme dhe e vazhdueshme ndaj popullit dhe shtetit, veçanërisht në fushën e sigurisë nëpërmjet trupave portugeze në kuadër të KFOR-it.

Duke përmendur indikatorët pozitivë ekonomikë dhe demokratikë të vendit, si dhe mundësitë që Kosova ofron për investitorë të huaj, kryeministri Kurti theksoi potencialin për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe të shkëmbimeve tregtare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika