Pas datës 1 korrik pritet të ketë masa lehtësuese për sektorin e hotelerisë, por gjithmonë duke u bazuar në situatën epidemiologjike, kështu tha përfaqësuesi i departamentit të estradës në Odën e Hotelerisë, Afrim Muçiqi.
“Është lajm i gëzueshëm për sektorin që ne përfaqësojmë, dhe sado pak e ka kthyer atë shpresën e këtyre bizneseve që më në fund t’i kthehen një far lloje normaliteti pasi që masat janë më të mirat në rajon, nuk është ashtu siç e kemi pritur por 95% e atyre propozimeve ne si odë i kemi bërë ne kanë kaluar”.
“Në takimin e parë që kemi pasur me zyrtarët e qeverisë jemi dakorduar që këtë manual deri me datën 1 korrik ta respektojmë varësisht prej rasteve epidemiologjikë në nivel vendi atëherë shpresoj që me 1 korrik të kemi masa të tjera dhe të shkojmë drejt normalitetit”.





