Dy fëmijë i kanë gjetur sot në Prishtinë 100 euro, të cilët mund t’i kenë humbur dikujt.
Adni dhe Diell Pruthi, nxënës të shkollës fillore “Naim Frashëri”, së bashku me Gencin prindin e tyre i kanë dërguar ato të stacionin e policisë “Qendra”.
Paratë janë gjetur në rrugën “Ali Pashë Tepelena” dhe ishin në dy banknota 50-she.
“Sot fëmijët Adni Pruthi dhe Diell Pruthi duke u kthyer nga shkolla -SHFMU “Naim Frashëri “- Prishtinë ne rrugën Ali Pashë Tepelena perballë pasticeris Agusholli kanë gjetur 2 banknota nga 50€, total vlera 100€. Paratë i kemi dorëzuar ne stacionin e Policisë -Qendër. Personit të cilit i kanë humbur paratë mund te paraqitet në stacionin Policor-Qendër”.