LAJME

Prishtinë: Arrestohet një 16-vjeçar, posedonte incizime intime mes të miturve

Prishtinë: Arrestohet një 16-vjeçar, posedonte incizime intime mes të miturve
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Shtator 2022, 10:07

Një 16-vjeçar është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se posedonte video intime në mes disa të miturve.

“Prishtinë 31.08.2022 – 20:00. Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i mitur i moshës 16 vjeçare mashkull kosovar i cili kishte në posedim incizime intime mes të miturve. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar telefoni i të dyshuarit”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika