LAJME

Prishtinasja 52 vjeçare bëhet nënë për herë të parë

Prishtinasja 52 vjeçare bëhet nënë për herë të parë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Shtator 2022, 13:34

Një grua 52 vjeçare nga Prishtina është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu tha se nëna e foshnjës (gjinia femër) është infermiere në Prishtinë.

“Lajm i bukur. 52 vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’, në Tiranë. Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të pa përshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë”, ka shkruar Manastirliu. /Telegrafi/
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika