Kanë përfunduar dy ndeshje në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Prishtina ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Feronikelit (0-4), derisa Malisheva ka nxjerrë një barazim ndaj Ballkanit.
Reklamë
Prishtina ka arkëtuar pikët e plota në “Rexhep Rexhepi” ndaj rivalit të vjetër, Feronikelit.
“Bardhëkaltërit” dominuan në çdo aspekt për plotë 90 minuta dhe me plotë meritë morën tre pikë.
Endrit Krasniqi pas tetë minutave lojë ndryshoi epërsinë (8′).Ndërsa, Kryeziu dyfishoi avantazhin (30′), me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Prishtina nuk u ndal me kaq duke shënuar edhe dy herë gjatë pjesës së dytë.
Fillimisht qendërsulmuesi Otto John (78′) realizoi për 0 – 3 pas asistimit të Mankendas, derisa Bleart Tolaj vulosi fitoren me një gjysmëvollej.
Me këtë fitore, Prishtina ngritët në pozitën e gjashtë me tetë pikë, derisa Feronikeli zbret në të shtatën me gjashtë sosh.
Ndërkohë, Malisheva ka ndarë pikët me Ballkanin, duke luajtur pa gola (0-0).Ndeshja ishte e baraspeshuar, me dy skuadrat që kishin raste të bukura shënimi, por nuk i konkretizuan.
Ky barazim e mban Ballkanin në krye me 12 pikë, derisa Malisheva qëndron e dyta me 11 sosh.