KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se nga dje pas punimeve nga ana e KEDS-it, janë shkaktuar dëmtime në stacionin e pompave në Vërmicë dhe si pasojë disa fshatra kanë mbetur pa furnizim me ujë.
Fshatrat që kanë pësuar nga ky dëmtim janë fshati Zhur, Vërmicë, Dobrusht dhe Shkozë.





