Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi duke thënë se punon në sigurim të Kuvendit të Kosovës e kishte mashtruar një person.
Prezantohet si sigurim i Kuvendit dhe ia merr gati 3 mijë euro prizrenasit për ta nxjerr nga burgu

Siç njofton PK i dyshuari ia kishte kërkuar viktimës 2 mijë e 650 euro, duke i premtuar se do t’i ndihmojë një personi për ta nxjerr nga burgu, pasi që i njeh prokurorët dhe gjyqtarët.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte prezantuar se punon në sigurim të Kuvendit të Kosovës dhe e kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar, duke i kërkuar 2650 euro, i kishte premtuar se do t’i ndihmojë një personi për ta nxjerr nga burgu, pasi që sipas tij i njeh prokurorët dhe gjyqtarët. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

E enjte me diell, por pasdite mundësi për reshje dhe stuhi të izoluara

Deputetët e PDK-së para Qeverisë: Këto zyra janë uzurpuar nga deputeti Albin Kurti, ai duhet të jetë bashkë me ne në Kuvend për ta konstituuar atë

Arrestohet në Merdare një i dyshuar për spiunazh

