Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar ndaj pretendimeve të ish-kryediplomatit kosovar, Petrit Selimi, se tri shtete të BE-së po kërkojnë suspendim të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe fondeve IPA pas krizës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës.
Ajo ka thënë se po dëgjon për herë të parë për diçka të tillë dhe ka thënë se ia merr mendja se kush janë këto tri shtete.





