- Reklama -

Pretendimet për afera korruptive në institucione, Prokuroria thotë se ka nisur hetimet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me shkrimet e fundit të publikuara në media ku flitet për afera të ndryshme korruptive në institucione të ndryshme.
Kështu është thënë në një njoftim për media të lëshuar nga Prokuroria.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara ditëve të fundit në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, të mërkurën Partia Demokratike e Kosovës, në një konferencë për media denoncuar siç pretendojnë ata keqpërdorimin e 1.1 milion eurove, nga ministrat Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka.

- Reklama -

“Fjala është për një ‘Memorandum Bashkëpunimi’, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it zviceran, në bazë të të cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro.

Kjo marrëveshje, është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas Pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove”, ka thënë deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Pas kësaj ka reaguar ministrja Donika Gërvalla e cila ka hedhur poshtë pretendimet e PDK-së.

“Jo 1.1 milion euro, por as edhe 1.1 Cent”, ka shkruar ajo. Edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), e cila udhëhiqet nga Fikrim Damka, ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me keqpërdorimin e 1.1 milion eurove.

“Sqarim për opinionin publik, Ministria e Zhvillimit Rajonal ka një Memorandum të bashkëpunimit me Caritasin Zviceran Organizatë Ndërkombëtare e regjistruar në Kosovë, Caritasi Zviceran është anëtar i rrjetit ndërkombëtar të Caritas.

Ai përbëhet nga 165 organizata në mbarë botën, përveç kësaj, organizatat e Caritas-it evropian janë bashkuar në Bruksel për të formuar Caritas Europe”, thuhej në komunikatën për media.

Ndryshe në media është përfolur edhe për një aferë korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës të udhëhequr nga Liburn Aliu. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort