Kryetari i Komisionit Qeveriat për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka folur në lidhje me procesin e kërkimit për gjetjen e personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë,Andin Hoti i cili është djali i veprimtarit të njohur Ukshin Hoti, i cili është në listën e personave të zhdukur, tha se në fillim ka qenë shumë sfiduese kur ndiqte nga afër kërkimet .
Ai tha se ‘ti e pret në çdo sekond që mund t’a gjesh dikë dhe ai dikush mund të jetë edhe baba jot’“Këtu i ke të dyja, është e pashmangshme, edhe anën profesionale edhe emocionale. Jo veç unë që e kam babën e zhdukur por ana emocionale është në çdo individ apo zyrtar që ne e kemi në gjithë këtë proces që punojmë Komision, Polici apo institucione të tjera sepse është e pamundur me i përballu ato se çfarë i sheh në baza ditore.





