Fondacioni Pan-Evropian ‘Richard Coudenhove-Kalergi’, i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët euroatlantikë, si dhe përkushtimin ndaj orientimit pro-evropian, demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Në njoftimin e publikuar nga Fondacioni, thuhet se Presidentja Osmani është vlerësuar për qëndrimin politik dhe orientimin e saj të qartë evropian, “duke e mbrojtur atë me përkushtim, pavarësisht situatës delikate të sigurisë në rajon dhe kërcënimit të vazhdueshëm nga Serbia”.





