Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, me ftesë të të Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetin e Katarit, ku do të pritet në takime nga zyrtarë të lartë të shtetit, si dhe do të marrë pjesë në Forumin e Dohas, krahas udhëheqësve e përfaqësuesve të vendeve të tjera të botës.
Në Forumin e Dohas, Osmani do të flasë para pjesëmarrësve si njëra ndër folëset kryesore, ndërkohë që do të zhvillojë takime me përfaqësues të shteteve të tjera.





