Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv.
Në njoftimin e presidencës bëhet e ditur se në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.
Postimi i plotë:
Presidentja Shiroka Pula priti në takim ambasadoren e Izraelit, Tamar Ziv
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.
Presidentja Shiroka Pula dhe ambasadorja Ziv vlerësuan rëndësinë e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.





