Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim piktoren dhe profesoreshën Zake Prelvukaj, inxhinieren e elektroteknikës Myzafere Limani dhe profesoreshën e drejtësisë Gjyljeta Mushkolaj.
Presidenca ka njoftuar se gjatë takimit është diskutuar për rolin e akademisë në zhvillimin e shtetit, rëndësinë e arsimit të lartë, avancimin e shkencës dhe kontributin e grave në jetën akademike dhe publike.
“Presidentja Shiroka Pula vlerësoi kontributin e tyre në fushat përkatëse dhe angazhimin e vazhdueshëm në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe shoqërisë në Kosovë. Ajo theksoi rëndësinë e përvojës dhe ekspertizës së tyre në adresimin e sfidave dhe në avancimin e mëtejshëm të shtetit”- shkruan në njoftim.
Shiroka Pula ka vlerësuar kontributin e tyre në fushat përkatëse, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tyre në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe shoqërisë në Kosovë.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.