Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të qëndrojë në Zvicër më 21 dhe 22 maj 2025 për një vizitë shtetërore në Bernë, ku do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, një ngjarje historike kjo për Kosovën në Zvicër, shkruan Gazeta Sinjali.
Si pasojë e vizitës, autoritetet zvicerane kanë paralajmëruar masa të veçanta për trafikun në kryeqytet. Në datën 21 maj, rrugët përreth Bundesplatz-it dhe disa aksese të tjera në qendër do të mbyllen nga ora 12:00 deri në orën 22:00. Gjithashtu, disa rrugica do të jenë të mbyllura deri në orën 16:00.
Më 22 maj, në orët e mëngjesit, do të ketë kufizime të tjera të trafikut në zona kyçe, duke përfshirë Bundesgasse dhe Kochergasse. Automjetet që do të jenë parkuar në vendet e ndaluara do të largohen nga autoritetet.





