Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi sot Qendrën Nacionale të Xhudos, ku u prit nga kryemjeshtri Driton Kuka dhe kampionet olimpike Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.
Gjatë vizitës, presidentja u takua edhe me xhudistë të tjerë elitarë të Federata e Xhudos e Kosovës, duke vlerësuar punën dhe sukseset e tyre në arenën ndërkombëtare.
Në qendër ishin të pranishëm edhe sportistë nga Ukraina, të cilët po qëndrojnë në Pejë në kuadër të Kampit Ndërkombëtar të Xhudos, duke zhvilluar stërvitje së bashku me ekipin kosovar.
Vizita u cilësua si mbështetje për sportin dhe për sukseset e vazhdueshme të xhudos kosovare, që ka ngritur lart emrin e vendit në skenën botërore.





