Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e unitetit, solidaritetit dhe harmonisë në shoqëri.
Në mesazhin e saj, ajo uroi që kjo festë të afrojë njerëzit dhe të forcojë mbështetjen ndaj njëri-tjetrit, duke shprehur gjithashtu dëshirën që lutjet dhe agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të jenë pranuar.
Presidentja Osmani theksoi se Fitër Bajrami është një moment i veçantë kur njerëzit afrohen më shumë me njëri-tjetrin dhe shprehin bujarinë e tyre, duke hapur dyert dhe zemrat për të mbjellë mirësi dhe shpresë.
Ajo bëri thirrje për reflektim mbi vlerat që bashkojnë shoqërinë, si solidariteti, mirëkuptimi dhe kujdesi për të tjerët, duke inkurajuar qytetarët që të qëndrojnë pranë atyre që kanë më shumë nevojë.
“Gëzuar dhe me fat Fitër Bajrami!”, përfundon urimi i presidentes.