LAJME

Presidentja Osmani uron myslimanët: Fitër Bajrami të sjellë solidaritet e humanizëm

Presidentja Osmani uron myslimanët: Fitër Bajrami të sjellë solidaritet e humanizëm
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Prill 2023, 10:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë në festën e Fitër Bajramit.

Ajo ka uruar që kjo festë të kalojë në atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi.

“Uroj që Fitër Bajrami të kalojë në atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi. Kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor, një trashëgimi e jona e bartur ndër breza. Le të shërbejë kjo ditë feste për t`u ofruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për t`i mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë. U pranofshin lutjet tuaja dhe sakrifica përgjatë muajit të Ramazanit dhe ju përcjelltë gjithnjë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja! Me fat Fitër Bajramin!”, ka thënë Osmani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika