LAJME

Presidentja Osmani uron Erdoganin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Turqisë

Presidentja Osmani uron Erdoganin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Turqisë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2023, 21:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Recep Tayyip Erdogan, që sipas rezultateve jozyrtare, është fitues i mandatit të radhës në krye të Turqisë.

Osmani shkroi në Tëitter të dielën se derisa Erdogani vazhdon ta udhëheqë Turqinë, mezi pret të bashkëpunojë me të “për të ndërtuar mbi bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”.

Ajo e uroi Erdoganin edhe në gjuhën turke.

“Le të vazhdojë të forcohet partneriteti mes Kosovës dhe Turqisë. I shprehim urimet tona të përzemërta presidentit Erdogan në fitoren e sotme”, shkroi Osmani.

Erdogani e ka shpallur fitoren, derisa ka mbetur edhe një përqindje e vogël e votave për t’u numëruar./Koha.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika