Në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Munih, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.
Presidentja Osmani takohet me komandantin e NATO-s në Napoli, flasin për sigurinë në rajon

Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë përgjatë këtyre 23 viteve në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë përderisa ballafaqohemi me këto sfida në rajonin tonë dhe përtej./RTKlive/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

