Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të fillojë diskutimet me partitë politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve lokale.Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, tha se vetëm pas konsultimit me partitë, do të vendoset edhe data e zgjedhjeve.
Presidentja Osmani sot konsultohet me partitë për datën e zgjedhjeve lokale

Sipas Ligjit për zgjedhjet lokale, sipas kompetencave të Presidentit të Kosovës të përcaktuara me Kushtetutë, vendimi për të caktuar datën e zgjedhjeve bëhet jo më vonë se katër muaj dhe jo më herët se gjashtë muaj, para datës së zgjedhjeve.
Zgjedhjet nuk mund të mbahen më herët se 60 ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të mandatit.“Gazeta Blic” ka raportuar dje në lidhje me fillimin e konsultave nga Presidentja për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

