Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin artistik pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit – Shemit, vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”.
“Xhamadani vija vija” mbetet një simbol i fuqishëm i muzikës dhe identitetit shqiptar, që vazhdon të bashkojë emocione, histori dhe kujtime, ashtu siç bëri zëri i Shemit ndër dekada”, ka thënë Presidentja Osmani.





