LAJME

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Mars 2026, 09:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës pasi deri në përfundim të afatit kushtetues nuk u arrit të zgjodhet presidenti.

“ Në përputhje kam nxjerrë dekretin për shpërndarje të Kuvendit“- ka deklaruar ajo në konferencën për media më 06.03.2026, të thirrur një ditë pas dështimit të seancës për zgjedhjen e presidentit.

“Për këtë arsye kam vendosur ta shpërndaj Kuvendin dhe të shpall zgjedhjet e reja pas konsultimeve me partitë politike. Natyrisht qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje këtë situatë e ka krijuar Kuvendi që ka dështuar për ta kryer detyrën e tyre kushtetuese. Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”- ka deklaruar ajo.

Në seancën e mbajtur në orët e vona të 05.03.2026, 66 deputetë ishin prezentë në seancën e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të votohej në rundin e parë për president të Republikës së Kosovës, ndërsa 54 nuk ishin prezentë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se për të vazhduar më tutje duhet të jenë 80 deputetë presentë. Haxhiu ka ndërprerë seancën në mungesë kuorumi.

Lëvizja Vetëvendosje kishte nominuar Mulhaxha Kollçakun si kundërkandidate për Glauk Konjufcën për pozitën e presidentit të Republikës së Kosovë.

Në mbrëmjen e 05.03.2026, në një seancë të jashtëzakonshme, u vendosën në votim amandamentet për zgjedhjen e Presidentit nga populli, por nuk pati votat e mjaftueshme.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika