LAJME

Presidentja Osmani reagon pas tragjedisë në Jabllanicë: Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve

Presidentja Osmani reagon pas tragjedisë në Jabllanicë: Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shkurt 2025, 09:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Jabllanicë të Gjakovës, ku nga shembja e një objekti të pabanuar humbën jetën tre fëmijë.

Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar se me dhimbje të thellë mori lajmin tragjik për këtë rast.

“Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar. Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre”, ka shkruar Osmani.

Tutje, presidentja është shprehur se “në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër”.

“Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe”, shkruan në fund presidentja.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika