LAJME

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it në Kosovë

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Tetor 2022, 16:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajari.

Në njoftimin e presidencës thuhet se Osmani diskutoi për aspekte të sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon dhe më tej.

“Osmani vlerësoi kontributin e NATO-s përmes KFOR-it si qenësor për paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon. Ajo gjithashtu shprehu vlerësimin për angazhimin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it”.

“Edhe komandanti Kajári falënderoi presidenten për bashkëpunimin dhe uroi që Kosova edhe më tej, nën komandën pasuese të KFOR-it, të vazhdojë të mbetet vatër e stabilitetit dhe e paqes”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika